Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Dhjetëra fermerë francezë me traktorë kanë bllokuar të enjten rrugët përreth Kullës Eifel dhe Harkut të Triumfit, duke protestuar kundër marrëveshjes së pritshme tregtare mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Amerikës së Jugut, të njohura si Mercosur.
Protesta u organizua nga sindikata bujqësore “Coordination Rurale”, ndërsa fermerët ngritën bllokada në autostradat përreth Parisit dhe kaluan pikat e kontrollit të policisë për të hyrë në qendër të qytetit në orët e para të mëngjesit.
“Jemi mes zemërimit dhe dëshpërimit. Ndjejmë se jemi braktisur”, deklaroi për Reuters Stéphane Pelletier, përfaqësues i Coordination Rurale.
Qeveria franceze reagoi duke theksuar se bllokimi i rrugëve dhe grumbullimet përpara parlamentit janë të paligjshme. Zëdhënësja e qeverisë, Maud Bregeon, tha se autoritetet nuk do të lejojnë paralizimin e qytetit.
Ndërkohë, shtetet anëtare të BE-së pritet të votojnë të premten për marrëveshjen Mercosur. Ajo synon krijimin e një tregu të përbashkët me rreth 800 milionë konsumatorë dhe rritjen e eksporteve evropiane, por është kundërshtuar nga disa vende, përfshirë Francën, Poloninë dhe Austrinë.
Marrëveshja mbështetet nga Gjermania dhe Spanja, ndërsa Italia sinjalizoi së fundmi mbështetje, çka mund të jetë vendimtare për miratimin e saj me shumicë të cilësuar në BE.
Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Belgjikë, ku muajin e kaluar mbi 1 mijë traktorë hynë në Bruksel në shenjë kundërshtimi ndaj politikave tregtare të BE-së.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)