Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today28/11/2025
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) ka miratuar një buxhet rekord prej 22.1 miliardë eurosh dhe ka vendosur katër prioritete strategjike që do të udhëheqin programet e saj për tre vitet e ardhshme. Vendimet u morën gjatë takimit ministror të zhvilluar në Bremen të Gjermanisë, ku vendet anëtare përcaktuan projektet që do të financojnë.
Drejtori i Përgjithshëm i ESA-s, Josef Aschbacher, e cilësoi buxhetin e ri si një “shprehje të fortë besimi” në një moment kur gara hapësinore po përshpejtohet mes fuqive të mëdha botërore.
Mision drejt Enceladusit: kërkimi i jetës jashtëtokësore
ESA synon të avancojë studimet për një mision drejt Enceladusit, një prej hënave të Saturnit që konsiderohet ndër vendet më premtuese për gjetjen e gjurmëve të jetës. Objektivi afatgjatë është ulja në sipërfaqe dhe mbledhja e mostrave për analiza të specializuara.
Agjencia po vijon gjithashtu zhvillimin e NewAthena, observatorit më të madh të rrezeve X të projektuar ndonjëherë. Vendimi përfundimtar për miratimin e tij pritet në vitin 2027.
Astronautë europianë në misionet hënore Artemis
Aschbacher konfirmoi se astronautë nga Gjermania, Franca dhe Italia do të jenë pjesë e misioneve Artemis të NASA-s, që synojnë rikthimin e njerëzimit në Hënë për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh.
ESA ka kontribuar me elementë kyç për anijen kozmike Orion, e cila do të transportojë astronautët drejt orbitës hënore.
Qendra të reja hapësinore në Norvegji dhe Poloni
ESA dhe Norvegjia kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një qendre të avancuar hapësinore në Arktik, e fokusuar në komunikim, survejim dhe navigim satelitor.
Po ashtu, po shqyrtohet ngritja e një qendre sigurie hapësinore në Poloni, me vendim final të parashikuar deri në vitin 2026.
Partneritete ndërkombëtare më të forta
ESA synon të thellojë bashkëpunimin me vende si Kanada, Japoni, Koreja e Jugut dhe Australia. Kanadaja rriti kontributin e saj me 400%, duke e çuar në mbi 400 milionë euro, si sinjal i një angazhimi më të madh për programet evropiane.
Megjithëse NASA po përballet me shkurtime buxhetore, SHBA ka konfirmuar financimin deri të paktën në vitin 2028 për disa projekte të përbashkëta, përfshirë misionin Rosalind Franklin ExoMars Rover, i cili do të kërkojë gjurmë materiali organik në sipërfaqen e Marsit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)