Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today23/12/2022
Juria profesioniste e edicionit 61 të “Festivalit të Këngës” shpalli Elsa Lilën dhe këngën e saj “Evita” si fituese të festivalit.
“Ndjej shumë në këtë moment dhe e kam të vështirë ta përmbledh këtë lëmsh dhe histori që më kthehet mbrapsht. E gjithë kjo ndodhi falë jush, falë dashurisë që më keni dhënë,” u shpreh këngëtarja.

Elsa Lila u rikthye në festival me “Evita”, një këngë e shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo, e cila i dedikohet të bijës.
Në vendin e dytë u rendit Albina Kelmendi me këngën “Duje”,

ndërsa çmimi vendit të tretë shkoi për 2 Farm me këngën përfaqësuese “Atomike”.

Juria, e përbërë nga producenti Genc Salihu, këngëtari Elton Deda, profesor Zhani Ciko, poetja Rita Petro dhe këngëtarja Alma Bektashi, vlerësoi gjithashtu Erma Micin si “Artistja e re më e mirë”. Ajo konkurroi me këngën “Kozmosi i dashurisë”. Juria vlerësoi me Çmimin e Karrierës këngëtaren Rovena Dilo.
Për herë të parë, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 u zgjodh vetëm me votat e publikut me anë të SMS-ve. Rezultoi që “Duje” e kënduar nga Albina Kelmendi dhe familja e saj ishte e preferuara e publikut.
Këngëtarja simpatike Erma Mici u shpall fituese e “Artisti më i mirë debutues”. Kënga e saj titullohet “Kozmosi i Dashurisë”.
Ndërsa çmimin e karrierës e mori artistja Rovena Dilo.

Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)