play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Elon Musk shet aksionet e Tesla-s për të shpëtuar Twitter-in

today09/11/2022

Background
share close

Elon Musk doesn't know what he's doing', says former Twitter executive |  Twitter | The Guardian

Pak javë pasi bleu Twitter, Elon Musk ka shitur të paktën 3.95 miliardë dollarë aksione të Tesla-s. Miliarderi shiti 19.5 milionë aksione të tjera të prodhuesit të makinave elektrike midis të premtes dhe të martës, sipas dosjeve të lëshuara nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim.

Vlen të theksohet se në vitin 2021 Musk shiti aksionet e Tesla me një vlerë totale prej 22 miliardë dollarësh. Këtë vit, ai shiti më shumë se 8 miliardë dollarë aksione në prill dhe gati 7 milion dollarë në gusht. Pas shitjes së fundit të aksioneve, Musk ka afërsisht 14% të aksioneve në Tesla, sipas Reuters.

Vihet re se Tesla ka humbur pothuajse gjysmën e vlerës së saj në bursë, ndërsa vlera e Musk ka rënë me 70 miliardë dollarë që kur ai bëri një ofertë për Tëitter në prill. Ai kishte siguruar në gusht – si në prill – se kishte “mbaruar” me shitjen e aksioneve të Tesla-s për të financuar blerjen e Twitter-it.

Megjithatë pas zhvillimeve më të fundit si pushimet nga puna të punonjësve të Twitter dhe largimi masiv i përdoruesve dhe reklamuesve mund të jetë dashur ta rishikojë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *