play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Edhe Greqia do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

today04/02/2026

Background
share close

Edhe Greqia po planifikon ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët dhe adoleshentët nën 15 vjeç. Nisma i bashkangjitet disa vendeve europiane që synojnë të mbrojnë shëndetin e fëmijëve nga dëmet që shkaktojnë mediat sociale.

Pas Spanjës, edhe Greqia po bëhet gati të ndalojë aksesin në rrjetet sociale për fëmijët dhe adoleshentët nën 15 vjeç. Mediat greke raportojnë se qeveria e Mitsotakis ka krijuar tashmë grupe pune dhe nisma pritet të shpallet shumë shpejt. Athina synon të përdorë aplikacionet ekzistuese digjitale, si “Kids Wallet”, për të verifikuar moshën e përdoruesve në platformat si TikTok, Instagram dhe Facebook.

Kjo valë rregullimesh po përfshin të gjithë kontinentin. Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Portugalia po shqyrtojnë seriozisht kufizime të ngjashme, ku në disa raste mund të kërkohet pëlqimi i prindërve deri në moshën 16 vjeç. Franca e miratoi muajin e kaluar të njëjtën masë, që ende nuk ka hyrë në fuqi. Ndërsa vende si Australia dhe Malajzia e kanë ndërmarrë tashmë këtë hap; vetëm në Australi janë mbyllur mbi 4.7 milionë llogari të të miturve që nga dhjetori i kaluar.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *