Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Meksikë në funeralin e një vajze 6-vjeçare. Vogëlushja u zgjua në funeralin e saj, megjithatë ndërroi jetë në spital pak më vonë.
Incidenti tragjik me Camila Roxana Martinez Mendoza filloi javën e kaluar kur, sipas nënës së saj, ajo filloi të kishte dhimbje stomaku, pati temperaturë dhe të vjella.
Nëna e çoi vajzën te pediatri, i cili e ka këshilluar që ta çojë në spital, pasi vuante nga dehidratimi. Marie Jane Mendoza Peralta e çoi atë në spitalin aty pranë ku i vendosën një fashë të vogël dhe ia mbuluan fytyrën me peshqir të lagur.
“Pas një ore ma kthyen duke më thënë se ishte mirë. Më dhanë dy qeska me tretësirë rihidratimi dhe 30 pika paracetamol”, tha ajo në mënyrë, por nuk pati asnjë përmirësim. Kështu familja vendosi t’i drejtohej një mjeku tjetër i cili i dha një formulë tjetër, por Camila e vogël nuk mund të mbante asgjë në stomak për shkak të të vjellave të vazhdueshme.
Pasi vizituan një mjek të tretë, ata shkuan në Spitalin Komunitar në zonën e Salinas, ku vogëlushja u shtrua të mërkurën e kaluar dhe iu dha oksigjen. Por ajo u shpall e vdekur gabimisht.
“Dhjetë minuta më vonë e hoqën nga oksigjeni, pa bërë elektrokardiogramë”, tha nëna e saj, duke shtuar: “E ndjeva forcën e saj, por më thanë ta lija të pushonte”.
Herën tjetër që e pa ishte në një arkivol ku në një moment vuri re se pjesa e sipërme e cila ishte transparente ishte bërë e turbullt. Por kur ajo u tregoi atyre përreth, ata i thanë se kishte halucinacione, por pak më vonë vjehrra e pa Camilën duke lëvizur sytë.
Ata e nxorën menjëherë nga arkivoli dhe një infermiere që ishte në funeral zbuloi se ajo ishte me të vërtetë gjallë, duke pasur 97 pulse në minutë. Menjëherë u thirr një ambulancë që e dërgoi vogëlushen në spitalin e qytetit San Luis Potosi, por tashmë gjendja e saj ishte përkeqësuar deri në atë pikë sa mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.
Tashmë familja, e cila kërkon drejtësi, ka dy certifikata vdekjeje për Camilën e vogël. Njëra përmend dehidratimin si shkak dhe një edemën cerebrale.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)