play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

“Deri në korrik, bankat do krijojnë akses”, Edi Rama prezanton projektin pilot për pagesat elektronike: Më pak kosto kohore dhe monetare

today20/05/2024

Background
share close

Pagesat e shpejta elektronike janë një tjetër lehtësi në modernizmin e shërbimeve financiare për konsumatorët dhe bizneset shqiptare, duke garantuar më pak kosto kohore dhe monetare.

Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka nisur një projekt pilot për ta testuar këtë platformë të re nga fatura e kafes e deri te pagesat utilitare si drita, ujë, gjoba etj, i cili u prezantua sot në një prej bizneseve të njësisë nr.5 në kryeqytet.

Projekti synon të lehtësojë procesin e pagesave dhe të promovojë përdorimin e teknologjive moderne në shërbimet financiare.

Në prezantimin e projektit pilot ishte së bashku me qytetarët edhe Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit  Delina Ibrahimaj.

“Kemi përfunduar fazën e përzgjedhjes së gjithë individëve në tre qytete, në Tiranë, njësinë 5, në Peshkopi dhe në Përmet. Kemi lidhur kontrata me të gjithë individët dhe nga java e ardhshme do të vazhdojmë të kryejmë pagesat nëpërmjet modeleve elektronike. Sot do të fillojë testimi i pagesave. Janë përzgjedhur 8 kompani të cilat janë gati për t’u testuar. Qëllimi i gjithë projektit është në fakt të kuptojmë të gjithë vështirësitë që mund të ketë individët në përdorimin e këtyre pagesave. Kohët e fundit ne jemi të gjithë të angazhuar drejt inovacionit, po një element kyç i inovacionit janë pagesat elektronike.” – shpjegoi Ministrja Ibrahimaj, e cila theksoi se zbatimi i projektit do të testojë edhe qasjen e publikut ndaj kësaj risie.

Kryeministri Rama tha se pagesat elektronike janë një përparësi për konsumatorët.

“Konsumatorëve një herë kjo iu jep një avantazh shumë të madh sepse nuk mbajnë lekë nëpër xhepa, kontrollon gjatë gjithë kohës financën dhe mbi të gjitha kjo bën që mos të ketë dhe evazion nga ana e bizneseve të Tvsh-së. Plus që kjo ka dhe të mirën që s’ka komision, domethënë është më e lirë sesa përdorimi i kartës dhe sesa transaksionet që bëhen nëpërmjet bankës. S’ndryshon asgjë. Vetëm ndryshon transaksioni nga “fut dorën në xhep, ver para merr para, i kam s’i kam”, ndërkohë që ajo bëhet shkas pastaj edhe për shumë evazion në sensin që e mori dyqani lekun, nuk ta dha faturën, faktikisht iku një pjesë e detyrimit karshi vet qytetarit përmes shtetit kuptohet. Vetëm të mira ka kjo!”, u shpreh Kryeministri Rama.

Projekti Pilot do të zbatohet për periudhën kohore Maj-Gusht 2024 në Tiranë, Peshkopi, Përmet. Kryerja dhe konfirmimi i pagesës në kohë reale përmes portofolit elektronik që ofrojnë institucionet financiare, realizohet përmes QR code të faturës së fiskalizuar.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *