Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Mbledhja e radhës e përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës, pritet të mbahet në qershor në Gjakovë.
Mësohet se takimi do të zhvillohet në Gjakovë më 14 qershor dhe se për këtë ditë kanë rënë dakord të dyja palët. Ministrat shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakordësuara deri më tani.
Nëpërmjet elementëve ilustrues, ministrat do të realizojnë edhe një pasqyrim të ecurisë së punës në bashkëpunim me homologun e tij, saj nga kabineti tjetër qeveritar.
Më pas kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti do të bëjnë publike objektivat e radhës për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen mes dy vendeve. Më pas ata do të kenë dhe një konferencë të përbashkët.

Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)