play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Cila është gjuha më e lehtë për t’u mësuar në botë?

today15/04/2025

Background
share close

Faktorë të ndryshëm ndikojnë në vështirësinë e të mësuarit të një gjuhe të re, një prej tyre është se sa e ngjashme është gjuha e re me gjuhën mëmë.

Kjo do të thotë, se nëse një person sheh rrënjë të përbashkëta, fjalë ose tinguj të ngjashëm, aq më të lehtë e ka për të mësuar gjuhën e re.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është ekspozimi ndaj gjuhës së huaj.

Sa më shumë të dëgjoni gjuhën në jetën tuaj të përditshme, në filma, muzikë ose media sociale, aq më e njohur bëhet ajo dhe më e lehtë për ta mësuar.

Por cila është gjuha më e lehtë në botë për t’u mësuar?!

Sipas Unbabel, një kompani e specializuar në përkthim, gjuha afrikane konsiderohet si gjuha më e lehtë për t’u mësuar në mbarë botën. Kjo gjuhë i përket familjes gjermanike perëndimore dhe shpesh përshkruhet si një dialekt i holandishtes.

Rreth 9 milionë njerëz flasin gjuhën aftikane, kryesisht në Afrikën e Jugut dhe Namibi, një fakt që e bën atë të rëndësishëm për komunikimin dhe kulturën në rajon.

Një nga arsyet pse gjuha afrikane është kaq e lehtë është struktura e thjeshtuar gramatikore. Ndryshe nga shumë gjuhë evropiane, gjuha afrikane nuk ka lakime të ndërlikuara gjinore.
Për më tepër, gjuha përdor vetëm tre kohë themelore (e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja), duke eliminuar nevojën për të mësuar forma më komplekse.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *