Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Të mërkurën, 26 nëntor, do të luhen nëntë ndeshjet e fundit, për raundin e pestë në Ligën e Kampioneve.
Padyshim dueli mes Arsenalit dhe Bayern Munich është si finale e vërtetë. Dy ekipet po kalojnë një moment të artë dhe kërkojnë fitoren.
Ndeshja shumë e bukur pritet të jetë edhe ajo mes Atletico Madrid dhe Interit në Spanjë. Dy ekipet, njihen për lojën e mbyllur dhe nuk priten shumë gola.
Duelet mes dy ekipeve kanë qenë shumë të luftuara dhe e njëjta situatë pritet edhe këtë herë.

Përballje interesante është edhe ajo mes francezëve të PSG-së dhe anglezëve të Tottenham në Paris.
Real Madrid luan në transfertën greke ndaj Olympiacos, ndërsa Liverpool pret PSV-në. Atalanta luan në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt. Këto takime do të luhen në orën 20:45, ndërsa më herët Monaco sfidon Pafos, ndërsa dueli tjetër është Copenhagen-Kairat Almaty.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)