play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Bllokuan seancën/ Gazment Bardhi: Nuk po dëgjohemi nga mazhoranca

today19/10/2023

Background
share close

Kryetari i Gripit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke folur para mediat, shpjegoi sipas tij arsyet, të cilat detyruan kolegët e tij të shkaktonin kaos dhe të bllokonin foltoren e Kuvendit.

Ai u shpreh se opozita nuk dëgjohet nga mazhoranca, ndërsa listoi këto disa kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, të cilat janë refuzuar nga socialistët.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se si asnjëherë më parë, opozitës po i ndalohet e drejta për të propozuar anëtarët e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Sipas tij, PD nuk dëshironte të bllokonte seancën, por është detyruar pasi po shpërfillen të gjitha rrugët e saj institucionale.

“Ashtu siç e kam njoftuar pas mbledhjes se grupit të PD, situata ku mazhoranca e ka përfshirë kuvendin është situatë anormale. Brenda një jave janë rrëzuar tre kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, pa dhënë asnjë shpjegim publik.  Pse opozitës nuk i lejohet asi asnjëherë më parë, të bëjë propozimet e anëtareve që ajo dëshiron në Komisionin e Reformës zgjedhore. Jemi detyruar që sot, të nxitur, të kryejmë një veprime për të mos lejuar zhvillimin normal të qytetarëve. Ne do donim sot të flisnim për hallet e qytetarëve, por kur ti i mbyll opozitës rrugët institucionale për të vepruar, padyshim që Kuvendi  nuk zhvillon seancë. Kjo betejë është për të rikthyer pluralizmin në vend dhe për t’i dhënë  Shqipërisë një parlament, që vepron sipas Kushtetutës. Këto janë arsye pse nuk kemi lejuar të niste seanca plenare. Nuk do donim të shkonim këtu, por jemi të detyruar për sa kohë na është mbyllur çdo rrugë institucionale brenda Kuvendit”, tha ai.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *