Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Italia ka miratuar një paketë masash për përballimin e situatës së krijuar nga rritja e çmimeve të karburanteve si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme. Nisma përfshin uljen e çmimit të naftës me 25 centë për litër, kredi tatimore për transportuesit dhe një mekanizëm anti-spekulim.
“Ky mekanizëm do të na lejojë të ndalojmë menjëherë rritjet e pajustifikuara dhe të sigurohemi që kompanitë e naftës dhe shitësit me pakicë të ulin çmimet e karburantit në përputhje me rënien e çmimeve globale të naftës bruto”.
Varësia e madhe nga importet e energjisë e ka bërë Europën një nga kontinentet më të ekspozuara ndaj ndalimit të transportit në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa çmimi i gazit është rritur më shumë se 60% që nga nisja e konfliktit tre javë më parë.
Gjithashtu, në takimin e kësaj të enjte, liderët e bllokut do të ushtrojnë presion mbi kryeministrin hungarez Viktor Orban për të hequr bllokadën ndaj kredisë jetike për Ukrainën. Udhëheqësit e BE-së ranë dakord për kredinë në dhjetor, por Orban e bllokoi zbatimin e saj muajin e kaluar, duke përmendur një mosmarrëveshje mbi një tubacion të dëmtuar nga lufta. Nëse kredia nuk miratohet, Kievi mund të mbetet pa para brenda disa javësh.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)