play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

sashaclubfm

9253 Results / Page 85 of 1029

Background

LifeStyle

Qytetet me më shumë makina për banorë; Tirana, me kaq shumë trafik, nuk kryeson!

Banorët e qyteteve kryesore të vendit, sidomos në Tiranë e në Durrës, shpenzojnë shumë kohë, por edhe karburant në trafik. Një sondazh i “Monitor” vitin e kaluar, ku pjesa më e madhe e të anketuarve ishin nga kryeqyteti, gjeti se 70% e përdoruesve të makinave shpenzonin më shumë se një orë në trafik çdo ditë. 41% e të anketuarve që deklaruan se ishin përdorues makine thanë se kalonin 1-2 orë […]

today09/03/2026

Sport

Silvinjo ndjek legjionarët në Turqi

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me ndihmësit e tij Doriva dhe Ervin Bulku, kanë zhvilluar gjatë kësaj jave një vizitë në Turqi për të ndjekur nga afër paraqitjet e lojtarëve të Kombëtares shqiptare me klubet e tyre. Stafi teknik kuqezi ishte fillimisht i pranishëm në stadium për ndeshjen e Kupës së Turqisë mes Istanbul Başakşehir dhe Trabzonspor, ku ndoqi nga afër paraqitjen e sulmuesit Ernest Muçi. Futbollisti i […]

today06/03/2026

Sport

E ardhmja e trajnerit, Allegri me synime të qarta te Milani

Përpara derbit me Interin, vëmendja te Milan është përqendruar te e ardhmja e trajnerit Massimiliano Allegri. Pavarësisht zërave për një largim të mundshëm në fund të sezonit, tekniku ka deklaruar se është i lumtur me qëndrimin në Milano, duke theksuar synimin për të vazhduar një projekt afatgjatë. Allegri ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, me opsion rinovimi deri në 2028-ën, me një pagë prej 5 milionë eurosh […]

today06/03/2026

Sport

Tjetër dëmtim, Dybala i nënshtrohet operacionit

Sulmuesi Paulo Dybala i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e majtë, pas një dëmtimi të meniskut të jashtëm. Ndërhyrja u bë e domosdoshme pasi terapitë nuk arritën të eliminonin inflamacionin që e mundonte lojtarin që prej ndeshjes së fundit të janarit kundër Milanit. Problemi u rishfaq gjatë stërvitjes së të enjtes, duke detyruar stafin mjekësor të ndërhynte në rrugë operative. Sipas parashikimeve mjekësore, koha e rikuperimit për argjentinasin […]

today06/03/2026

Bota

Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, për herë të parë njoftoi se disa vende kanë nisur përpjekje për ndërmjetësim për të përfunduar luftën me SHBA-të dhe Izraelin. Ai theksoi se çdo bisedim duhet të adresojë ata që filluan konfliktin. Katari, Turqia, Egjipti dhe Omani kanë ofruar ndërmjetësim që nga sulmet e përbashkëta amerikano-izraelite të nisura të shtunën e kaluar. Megjithatë, dy ditë më parë, ministria e jashtme e Iranit theksoi se […]

today06/03/2026

Bota

Hungaria i bllokon çdo tranzit me rëndësi Ukrainës

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka deklaruar bllokadë totale ndaj Ukrainës, duke ndalur tranzitin e mallrave dhe karburanteve përmes territorit të tij. Ky vendim vjen si kundërpërgjigje ndaj ndalimit të naftës ruse nga Kievi, ndërsa situata është rënduar me arrestimin e disa zyrtarëve bankarë ukrainas në Budapest. “Ne nuk do t’i dorëzohemi shantazhit. Nuk do të braktisim energjinë e lirë ruse, sepse kjo do të shkatërronte miliona familje hungareze. Kjo nuk […]

today06/03/2026

Politikë

Betohen ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4”

Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar ‘Rama’ janë betuar sot para Presidentit Bajram Begaj. Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave E para që u betua ishte Albana Koçiu, e cila mori detyrën e zëvendëskryeministres. Ndërkohë i dyti ishte Ferit Hoxha, ministri i ri i Jashtëm dhe më pas Besfort Llamallari, i cili do të mbajë detyrën e ministrit të Brendshëm, duke vijuar me ministrat e tjerë. Siç e përcakton […]

today06/03/2026

Show Biz

Bebe Rexha publikon këngën “New Religion”

Artistja shqiptare Bebe Rexha ka publikuar këngën më të re dhe të shumëpritur “New Religion”, pjesë e albumit të saj të ardhshëm “Dirty Blonde”. Ky projekt i ri muzikor po tërheq vëmendje të madhe nga fansat e artistes derisa shënon një tjetër hap në karrierën e artistes, e cila vazhdon të sjellë risi në skenën ndërkombëtare të muzikës pop. Edhe pse albumi i plotë ende nuk është publikuar, deri më […]

today06/03/2026

Rajoni

Presidentja Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndan mëngjesin e sotëm Kuvendin, duke bërë që Kosova të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se ka nxjerr dekret për shpërndarje të Kuvendit, meqë sipas saj, përfaqësuesit e vendit “vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje”. “Nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë…Është fatkeqësi e madhe që deputetët nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, ka […]

today06/03/2026