Përplasja me Gasperinin, Roma largon Ranierin
Roma ka vendosur të largojë Claudio Ranierin me efekt të menjëhershëm. Përmes një komunikate për shtyp, klubi verdhekuq njoftoi mbylljen e bashkëpunimit, duke falënderuar 74-vjeçarin për kontributin e tij në një periudhë delikate për ekipin. Ndonëse Ranieri konsiderohet një ikonë e klubit dhe e futbollit italian, Roma ka vendosur ta largojë, pas përplasjeve që kishte me trajnerin Gasperini. “Klubi është solid dhe ka një vizion të qartë,” thuhej në deklaratë, duke […]