play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

“Pont Neuf” shndërrohet në një vepër gjigande arti

today21/05/2026

Background

“Pont Neuf” eshte shndërruar në një vepër gjigante arti, “La Caverne” ku pritet te pushtojë Parisin në verën 2026

Ura më e vjetër e Parisit, Pont Neuf, eshte transformuar në një instalacion monumental dhe falas për publikun nga 6 deri më 28 qershor 2026.

Instalacioni është një homazh për dyshen ikonike Christo dhe Jeanne-Claude, të cilët në vitin 1985 e mbështollën urën me pëlhurë të artë për veprën e tyre të famshme.

Instalacioni është 120 metra i gjatë, 20 metra i gjerë dhe 18 metra i lartë, duke mbuluar rreth 2,400 metra katrorë.

Struktura do të mbahet pothuajse tërësisht nga ajri, me 20,000 metra kub ajër dhe mijëra metra katrorë kanavacë, duke krijuar efektin e një “mali ajri”.

Vizitorët do të mund të ecin brenda saj 24 orë në ditë, pa pasur nevojë për rezervim, teksa shprehen të emocionuar dhe mezi presin ta shohin instalacionin ne brendesi.

Rreth 800 persona janë përfshirë në ndërtimin e instalacionit, i cili është projektuar të jetë miqësor me mjedisin, materiali do të riciklohet ose ripërdoret pas çmontimit.

Ky projekt pritet të jetë një nga ngjarjet artistike më të mëdha të vitit 2026 në Paris, duke i dhënë një dimension të ri një prej monumenteve më simbolike të qytetit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *