Pretendoi se do të arrestohej, Trump mbledh 1.5 milionë dollarë në 3 ditë
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mblodhi 1.5 milionë dollarë në tre ditë pasi pretendoi se do të arrestohej. Megjithatë, arrestimi nuk u bë kurrë. Stafi i fushatës presidenciale të Trump 2024 konfirmoi shumën për Fox News, duke vënë në dukje se ishin donacione nga baza e ish-presidentit amerikan. Kjo do të thotë se ai mblodhi mesatarisht 500,000 dollarë në ditë, dhe kjo është gati dyfishi i donacioneve mesatare ditore […]