SHBA-të nisin tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm në NATO
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar aleatët europianë për vendimin e tyre për të reduktuar praninë ushtarake në Europë. Administrata amerikane do të rikthejë në atdhe brigadën shtesë të dislokuar në Gjermani pas pushtimit rus në Ukrainë, duke e çuar numrin e brigadave amerikane në kontinent në vetëm tre, secila me rreth 5 mijë trupa. Ky vendim e rikthen praninë ushtarake amerikane në nivelet e vitit 2021, kur Europa konsiderohej ende […]