Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Hungaria ka fikur ndriçimin dekorativ në Parlamentin ikonik në kështjellën e Budapestit dhe në Urën e Zinxhirit natën për të kursyer energji.
Kapacitetet janë vënë nën presion për shkak të thatësirës që ka shkaktuar i nxehti në Lumin Danub.
“Jam shumë e zhgënjyer. Vij në Budapest ndoshta një herë në jetë, u ngjita në kodër dje dhe po prisja që ndërtesa të ndriçohej. Por kjo nuk ndodhi. Bëra edhe një udhëtim me anije në lum natën por të gjitha ishin të fiukura”, tha një turiste gjermane.
Ndërkohë vendasit të cilët po ulin konsumin e energjisë pas apelit të qeverisë e konsideruan vendimin të duhur dhe të përgjegjshëm.
Kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti gjithashtu e zbehu intensitetin e dritave të rrugëve me një të tretën të mërkurën në mbrëmje dhe e fiku ndriçimin natën në ndërtesat dhe muzetë historike për të kursyer energji.
Qytete të tjera po zbatojnë masa të ngjashme ndërsa temperaturat do të qëndrojnë të larta edhe këtë javë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)