play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Fisnik Asllani te Leipzig

today06/08/2026

Background
share close

Fisnik Asllani drejt një kapitulli të ri në karrierë. Sulmuesi i Kosovës pritet të bashkohet me RB Leipzig, pas marrëveshjes së arritur me Hoffenheimin për një transferim me vlerë rreth 30 milionë euro.

Klubi gjerman e sheh 23-vjeçarin si pjesë të projektit të ri sportiv dhe ka finalizuar marrëveshjen për afrimin e tij.

Para prezantimit zyrtar, sulmuesi kosovar do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore, përpara se t’i bashkohet ekipit në fazën përgatitore.

Në kontratën e tij pritet të përfshihet edhe një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh, e vlefshme vetëm nga 1 deri më 15 qershor 2027.

Leipzigu vendosi të investojë te Asllani pas një sezoni të spikatur me Hoffenheimin, klub ku ai luan që nga viti 2020.

Me fanellën e ekipit gjerman, sulmuesi ka regjistruar 11 gola në 44 ndeshje, duke u dalluar për efikasitetin para portës dhe ndikimin në repartin ofensiv.

Paraqitjet e tij pozitive janë reflektuar edhe me Kombëtaren e Kosovës.

Me fanellën e “Dardanëve”, Asllani ka realizuar katër gola në 14 paraqitje, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të brezit të ri.

Transferimi te RB Leipzig përfaqëson një mundësi të madhe për sulmuesin kosovar, i cili tashmë synon të konfirmojë vlerat e tij në një klub që prej vitesh kërkon të jetë protagonist në Bundesligë dhe në garat evropiane.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *