play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Infantino nën akuza të reja

today06/08/2026

Background
share close

Presidenti i FIFA-s, Giani Infantino, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht polemikave që kanë shoqëruar ditët e fundit qeverisjen e tij.

Gjatë mbledhjes me drejtuesit dhe stafin e FIFA-s, ai kërkoi falje për gabimet e bëra në menaxhimin e situatës së fundit, ndërsa theksoi se vazhdon të gëzojë mbështetjen e plotë të administratës së organizatës.

Sipas “The Guardian”, dokumente të siguruara nga gazeta tregojnë se në vitet 2020-2021 Infantino kishte zhvilluar bisedime me organizatorët e projektit të Superligës Evropiane, një nismë që më vonë dështoi pas reagimit të ashpër të tifozëve, klubeve dhe institucioneve të futbollit.

Raporti pretendon se palët kishin diskutuar edhe mundësinë që kompeticioni të mbante emrin “FIFA Super League”, si pjesë e një partneriteti mes FIFA-s dhe organizatorëve të turneut.

Ky zbulim bie ndesh me qëndrimin publik që Infantino mbajti në prill të vitit 2021, kur deklaroi se FIFA ishte kundër krijimit të Superligës Evropiane dhe e dënoi atë projekt.

Për këtë arsye, raportimi i “The Guardian” e paraqet presidentin e FIFA-s në një pozicion kontradiktor, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin që ai mund të ketë pasur në fazat paraprake të nismës.

Në të njëjtën kohë, edhe “The Times” ka publikuar një tjetër pretendim që lidhet me Botërorin e vitit 2030.

Sipas gazetës britanike, Infantino i kishte ofruar Marokut mundësinë që finalja e Kupës së Botës të zhvillohej në territorin e tij, në këmbim të mbështetjes politike nga federata marokene.

Botërori i vitit 2030 do të organizohet nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa pretendimi ka shkaktuar reagime të shumta.

Megjithatë, FIFA ka mohuar kategorikisht këtë version, duke e cilësuar të pavërtetë dhe duke përgënjeshtruar se ka ekzistuar ndonjë marrëveshje apo ofertë e tillë.

Këto raportime shtojnë presionin mbi Infantinon në një moment delikat për FIFA-n, ndërsa presidenti i saj përpiqet të ruajë mbështetjen e federatave anëtare dhe të lërë pas polemikat që kanë shoqëruar drejtimin e organizatës vitet e fundit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *