Arabia Saudite po përgatitet të hapë dyqanin e parë të pijeve alkoolike për diplomatë
Arabia Saudite po përgatitet të hapë dyqanin e saj të parë të pijeve alkoolike në kryeqytetin Riad që do t’u shërbejë ekskluzivisht diplomatëve jomuslimanë. Blerësit do të duhet të regjistrohen nëpërmjet një aplikacioni celular, të marrin një kod miratimi nga ministria e jashtme dhe të respektojnë kuotat mujore kur blejnë, thuhet në dokument, raporton Reuters. Lëvizja shënon një moment historik në përpjekjet e mbretërisë, të udhëhequr nga Princi i Kurorës […]