Ministri Vengu: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari. I pranishëm në këtë takim ishte edhe shefi i Shtabit të përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji ku u diskutua mbi bashkëpunimin strategjik dhe vëllazëror ndërmjet dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes. Ky bashkëpunim konsiderohet një faktor stabiliteti për rajonin dhe një orientim i qartë drejt integrimit euroatlantik. […]