play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sasha Ndreka

9539 Results / Page 185 of 1060

Background

Bota

Të pajisura me mjete moderne dhe robotë, çminuesit e Koresë së Veriut vendosen në rajonin rus të Kurskut

Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se njësi çminuese nga Koreja e Veriut janë vendosur në rajonin e Kurskut, zonë që nga gushti i vitit 2024 deri në pranverën e vitit 2025 ishte pjesërisht nën kontrollin e forcave ukrainase. Sipas gazetës zyrtare të ministrisë, Krasnaya Zvezda, vendosja e çminuesve koreano-veriorë erdhi pas “kontributit të rëndësishëm” që njësitë speciale të Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut dhanë gjatë operacioneve ushtarake në […]

today14/11/2025

Sport

Ëndërr e bërë realitet/ Fëmijët e Luginës së Preshevës pajisen me bazë materiale falë projektit të FSHF-së, “Uniforma ime”

Një premtim që u kthye shpejt në realitet. Pas miratimit të vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së në mbledhjen e fundit, për të përfshirë fëmijët e Luginës së Preshevës në projektet “Uniforma ime” dhe “Topi Yt”, një delegacion shqiptar udhëtoi drejt kësaj treve për të bërë realitet ëndrrën e dhjetëra fëmijëve shqiptarë dhe për të vijuar mbështetjen e tyre. Delegacioni shqiptar i përbërë nga Anila Basha, anëtare e Komitetit Ekzekutiv […]

today14/11/2025

Bota

VIDEO/ Tre astronautët kinezë që mbetën në hapësirë janë rikthyer në Tokë

Tre astronautë kinezë, që kishin mbetur të bllokuar për ditë të tëra në stacionin hapësinor kinez Tiangong për shkak të dëmtimeve në anijen e kthimit, u rikthyen sot në Tokë. Astronautët u kthyen pa probleme me një anije tjetër, sipas autoriteteve. Kthimi ishte planifikuar fillimisht më 5 nëntor, pas përfundimit të një misioni gjashtëmujor në stacionin hapësinor kinez. Ai u shty sepse u zbuluan çarje në anijen e tyre Shenzhou-20, […]

today14/11/2025

Sport

Shqipëri-Angli, në Tiranë vendos drejtësi arbitri i Serisë A

UEFA ka zgjedhur arbitrat që do të vendosin drejtësi, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Anglisë, e vlefshme për raundin e fundit të kualifikueseve të Botërorit. Në “Air Albania”, drejtësia do të vendoset nga një emër i njohur si Marco Guida. Italiani është bërë i njohur, për shkak të ndeshjeve të shumta të gjykuara në Serinë A, por edhe në Europë. Ndihmës të tij në fushë do të jenë Giorgio Peretti […]

today14/11/2025

Sport

Shqipëria U-17 mposhtet nga Kroacia

Kombëtarja U-17 luajti ndeshjen e dytë në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 ndaj Kroacisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Trate Nedelisce” u mbyll me fitoren e Kroacisë 3-0. Kroacia mori avantazhin në minutën e 10-të me Luka Bartolovic. Në minutën e 26-të Matej Milicic dyfishoi rezultatin, ndërsa Juraj Frigan shënoi të tretin në të 35-ën. Gjatë pjesës së dytë Shqipëria u përpoq të reagonte, duke krijuar […]

today14/11/2025

Bota

Salvini: Ndihma ndaj Ukrainës mund të nxisë korrupsionin në Kiev

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini tha sot më 14 nëntor, e premte, se dhënia e më shumë ndihmave për Ukrainën nuk do të ndihmonte për të përfunduar luftën me Rusinë dhe mund të “nxisë korrupsion të mëtejshëm”, duke iu referuar një skandali korrupsioni që ka tronditur qeverinë në Kiev. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kërkoi shkarkimin e dy ministrave të kabinetit këtë javë, pas një hetimi mbi një skemë të dyshuar të […]

today14/11/2025

Bota

Mes stuhisë dhe sfidave mbretërore, Charles feston 77-vjetorin në Uellsin jugor

Mbreti Charles e kremtoi  77-vjetorin e lindjes me një vizitë zyrtare në Uellsin jugor, pavarësisht reshjeve të dendura dhe erërave të forta të stuhisë Claudia. I shoqëruar nga Mbretëresha Camilla, ai vizitoi kështjellën Cyfarthfa në Merthyr Tydfil, ku u takua me figura të njohura të artit dhe kulturës, përfshirë aktoren Ruth Jones dhe influencuesin Lewis Leigh. Gjatë pritjes, Mbreti preu tortën e ditëlindjes të përgatitur në formën e kështjellës 200-vjeçare […]

today14/11/2025

Sport

Historike! Shqipëriapër herë të parë play off-in e Botërorit

Shqipëria mori atë që duhej në Andorrë: fitoren. Me vuajtje, me sakrifica, por në fund arriti të sigurojë tri pikët që lënë pas përfundimisht Serbinë dhe garantojnë pjesëmarrjen në “play off” të Botërorit që do të zhvillohet në SHBA-Meksikë dhe Kanada verën e ardhshme. Për ta bërë këtë duhen fituar edhe dy “finale” të tjera por sot u vendos vendi i dytë përfudnimisht dhe ëndrra vazhdon… Në pjesën e parë, […]

today14/11/2025

Sport

Mancini i jep fund pushimeve, zyrtarizohet në pankinën e skuadrës

Roberto Mancini është trajneri i ri i Al-Sadd. Lajmi është dhënë së fundmi, nga klubi prej Katari, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sa i takon detajeve, bëhet fjalë për një kontratë, e parashikuar të zgjasë për dy vite e gjysmë. Hera e fundit kur Mancini drejtonte një përfaqësuese ishte periudha që drejtoi Arabinë Saudite. Debutimi me Al-Sadd do vijë në ndeshjen ndaj Al Ahli Doha, takim ky që do […]

today13/11/2025