play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

sashaclubfm

9069 Results / Page 139 of 1008

Background

Sport

Kosova synon “play off”-in, Foda publikon listën e lojtarëve

Kosova po përgatitet për dy ndeshje vendimtare që mund ta çojnë drejt historisë, me objektivin për të siguruar kualifikimin në fazën “play-off” të Botërorit 2026. Trajneri Franco Foda ka publikuar listën me 28 futbollistë, ndërsa 11 të tjerë janë përfshirë në listën e zgjeruar. Kapiteni Amir Rrahmani është rikthyer në skuadër, duke forcuar repartin mbrojtës për sfidat kundër Sllovenisë dhe Zvicrës. Përfaqësuesja do të nisë grumbullimin më 10 nëntor, ndërsa […]

today07/11/2025

Sport

Andorra-Shqipëri, nis shitja e biletave

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet më 13 nëntor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shitja online e biletave ka nisur nga sot, e premte, 7 nëntor 2025, dhe tifozët mund t’i […]

today07/11/2025

Politikë

Paqja fiskale| Rama fal detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte, më 7 nëntor, detaje të paketës së re fiskale që do të përfshihet në buxhetin e vitit të ardhshëm, duke thënë se qeveria nuk premton vetëm për vota, por angazhohet për zbatimin e politikave të premtuara. Gjatë fjalës së tij, Rama premtoi mbylljen e çështjeve të vjetra tatimore dhe vendosjen e një marrëdhënieje të re mes shtetit dhe sipërmarrjes, duke premtuar një […]

today07/11/2025

Interesante

Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla

Elon Musk do të ketë një pagë me shifër rekord në Tesla, rreth 1 trilionë dollarë. Marrëveshja u aprovua nga 75% e votave të aksionerëve duke marrë edhe duartrokitje të forta në mbledhjen e përgjithshme të kompanisë të enjten. Musk, i cili është njeriu më i pasur i botës, duhet të rrisë ndjeshëm vlerën e kompanisë në treg brenda 10 viteve. Nëse ai e arrin këtë dhe përmbush objektiva të […]

today07/11/2025

Bota

Angelina Jolie-së i “rrëmbejnë” truprojen në Ukrainë… ajo shkon dhe e shpëton

Angelina Jolie viziton një nga vendet më të rrezikshme në botë: qytetin ukrainas Kherson, ku çdo ditë bien dronë dhe predha artilerie të lëshuara nga rusët të pozicionuar në anën tjetër të lumit dhe ukrainasit i arrestojnë rojen e saj të sigurisë. Është aventura e pabesueshme që i ndodhi të mërkurën, 5 nëntor, njërës prej aktoreve më të njohura të Hollivudit, e cila është gjithashtu një nga zërat më të […]

today07/11/2025

Art & Kulturë

Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia, projekti “A Place in the Sun”

Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia me projektin e tij “A Place in the Sun”. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve Blendi Gonxhja bën me dije se juria e përbërë nga Adela Demetja, Katerina Gregos, Blanche de Lestrange, Elian Stefa dhe Arnisa Zeqo zgjodhi këtë projekt si më bindësin ndër 17 aplikimet e pranuara përmes thirrjes së hapur, për arsyet e mëposhtme: “Projekti spikat për thellësinë e […]

today07/11/2025

Ekonomi

Rriten kostot e jetesës, largohen pensionistët e huaj nga Shqipëria

Rritja e kostove të jetesës në qiratë dhe çmimet e ushqimeve, te cilat tani janë mbi mesataren europianë po largojnë pensionistët e huaj që kishin zgjedhur vendin tonë për të jetuar. Sipas të dhënave të INSTAT grup-mosha mbi 60 vjeç përfaqëson një pjesë të rëndësishme te të huajve në vendin tonë. Vitin e kaluar 3007 persona në këtë grup-moshë ishin me leje qëndrimi në vendin tonë më rënie 15.5% në […]

today07/11/2025

Aktualitet

Vizinë në muze, kala, parqe arkeologjike? Biletat në e-Albania

Duke nisur nga sot, e enjte, 6 nëntor, biletat për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike mund të blihen online përmes platformës qeveritare e-Albania. Sitet kulturore të përfshira në shërbim: -Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë -Muzeu Kombëtar Etnografik, Krujë -Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat -Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Shkodër -Kalaja e Shkodrës -Kalaja e Gjirokastrës -Parku Kombëtar Arkeologjik Apolloni, Fier Si funksionon? -Hyni në portalin e-Albania -Zgjidhni shërbimin “Biletaria online […]

today06/11/2025

Bota

Fundi i një epoke, Nancy Pelosi largohet nga politika

Nancy Pelosi ka njoftuar tërheqjen nga Kongresi, duke i dhënë fund një karriere politike që zgjati disa dekada dhe e bëri demokraten nga Kalifornia një nga figurat më të fuqishme në Washington. Në një videomesazh të publikuar të enjten, më 6 nëntor, Pelosi deklaroi se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur në Kongres pas përfundimit të mandatit të saj në janar 2027. Ky vendim shënon fundin e një karriere […]

today06/11/2025