“Besëlidhja e Lezhës”, ngjarja më e rëndësishme në historinë e popullit shqiptar
Si sot, më 2 mars 1444 në Kishën katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, aty ku gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës dhe të tërë historisë kombëtare. Kuvendi i Lezhës u krijua si një aleancë politike dhe ushtarake e fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë. Përpara se të […]