play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

sashaclubfm

8832 Results / Page 102 of 982

Background

Bota

SHBA-të shënojnë rritje të papritur të punësimit në shtator

Shtetet e Bashkuara kanë surprizuar tregjet me një rigjallërim të papritur të punësimit gjatë muajit shtator, duke sinjalizuar se ekonomia amerikane, me gjithë turbulencat politike dhe presionet mbi bizneset, vazhdon të lëvizë përpara, edhe nëse jo me ritmin e dikurshëm. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Punës, ekonomia shtoi 119 mijë vende pune, shumë më tepër sesa pritjet e analistëve. Megjithatë, papunësia u rrit lehtë nga 4.3% në […]

today20/11/2025

Bota

Zbardhet plani i paqes me 28 pika për Ukrainën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe zyrtarë rusë kanë hartuar një propozim të ri për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Plani, sipas burimeve të përfshira në diskutime, i është paraqitur këto ditë Kievit nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff. Mediat e huaja thonë se dokumenti prej 28 pikësh parashikon lëshime të mëdha nga Ukraina, përfshirë dorëzimin e pjesës së mbetur të Donbasit dhe […]

today20/11/2025

Rajoni

Kosova pa qeveri, Vjosa Osmani njofton datën e zgjedhjeve të reja

Presidentja e Kosovës ka njoftuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen 28 më dhjetor. Osmani ka nënshkruar sot vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi një ditë më parë deputetët dështuan për herë të dytë që të zgjidhnin ekzekutivin e ri të vendit. Nënshkrimi i dekretit për shpërndarjen e Kuvendit vjen po ashtu pasi udhëheqësit politikë nuk arritën asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi […]

today20/11/2025

Aktualitet

Afera me tunelin e Llogarasë/ GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, i bllokon edhe pasaportën

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka pezulluar sot, 20 nëntor, nga detyra zv.kryeministren e vendit e njëkohësisht Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Është caktuar dhe “ndalim i daljes së saj jashtë vendit”. vendimi është dhënë nga gjyqtari Erjon Çela, ndërsa masën e ka kërkuar prokurori Dritan Prençi. Ligji parashikon që seanca për komunikimin e masave të sigurisë, të zhvillohet brenda 5 ditëve, që nga shpallja e vendimit. Megjithatë […]

today20/11/2025

Art dhe Kulturë

VIDEO/ 19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” të restauruara në 4K

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) ka restauruar deri tani 19 filma të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”. Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale një video me pjesë të filmave të restauruar, teksa shkruan se “19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra të rikthyera mjeshtërisht në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, që së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH”. […]

today20/11/2025

Ekonomi

1 trilion dollarë të humbur nga tregu i kriptomonedhave, Bitcoin në nivelin më të ulët prej 7 muajsh

Kriza e madhe e kriptomonedhave e vitit 2025 hyri në një fazë të re të mërkurën, ndërsa Bitcoin ra në nivelin e tij më të ulët në shtatë muaj, duke zgjeruar humbjet prej më shumë se 1 trilion dollarësh në të gjithë botën e aseteve dixhitale. Kriptomonedha më e madhe ra në 88,522 dollarë, me rënien e fundit që goditi investitorët e mëdhenj dhe të vegjël – nga blerësit individualë […]

today20/11/2025

Sport

Sot shorti play-off për Kupën e Botës 2026, Shqipëria dhe Kosova me sytë nga Zyrihu! Orari dhe rruga drejt finaleve

ZYRIH, Zvicër - Duke nisur nga ora 13:00 e kësaj të enjteje, shqiptarët do jenë me sytë nga selia e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës, aty ku do hidhet shorti play-off për të mësuar çiftet gjysmëfinale që do garojnë për një biletë në Kupën e Botës 2026. Shqipëria dhe Kosova i mbyllën ndeshjet kualifikuese në vendet e dyta në grupet respektive dhe për rrjedhojë do garojnë për "ëndrrën amerikane". Të dyja skuadrat janë në […]

today20/11/2025

Politikë

Seanca maratonë 16 orë, maxhoranca miraton me 83 vota buxhetin. Braçe nuk voton pr.ligjin për taksat vendore, Sinaj “paqen fiskale”

Maxhoranca socialiste ka miratuar me 83 vota 9 projektligje të rendit të ditës që kanë të bëjnë me buxhetin e vitit të ardhshëm, paqen fiskale dhe rivlerësimin e pasurive. Seanca maratona zgjati rreth 16 orë dhe u shoqërua me debate të ashpra mes shumicës dhe opozitës. Gjatë votimit ra në sy fakti që deputeti Erion Braçe nuk mori pjesë në votimin e projektligjit “Për sistemin e taksave vendore”, ndërsa deputeti […]

today20/11/2025

Sport

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën play off këtë të enjte pas shortit të hedhur në Zyrih. Kuqezinjtë do ta luajnë ndeshjen e parë kundër Polonisë, një kundërshtari të cilën e mundëm dy vite më parë për të përsëritur arritjen e kualifikimit historik në Euro 2024. Nëse Shqipëria kalon përballë Polonisë, atëherë kundërshtari ynë në finale do të jetë fituesi i sfidës Ukrainë-Suedi Fati nuk i […]

today20/11/2025