Marrëveshje me Fondin Shqiptaro-Amerikan për 100 laboratorë “Smart” në shkollat 9-vjeçare, Rama: Pjesë e procesit të digjitalizimit
Qeveria shqiptare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) firmosën një marrëveshje për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare dhe për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar. Investimi arrin vlerën e 3.375 mln dollarëve. Kryeministri Edi Rama u shpreh se sot fillon një proces rrënjësisht transformues që është pjesë e revolucionit digjital. Kryeministri tha se projekti synon të shtrihet në të gjithë territorin dhe gjithë shkollat. […]