play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Aktivistët vendosin foton e ish-princit Andrew pas arrestimit në muzeun e Luvrit: Kështu do të mbahet mend nga bota!

today23/02/2026

Background

Aktivistë kanë vendosur një foto të princit Andrew në Muzeun e Luvrit në Paris, për të treguar ish-dukës “si do ta mbajë mend bota” pas arrestimit të tij.

andrew___2_

Të dielën, grupi britanik anti-miliarder me emrin “Everyone Hates Elon (Të gjithë urrejnë Elon)” varën foton në një mur të muzeut francez.

Nën kornizën e fotos, grupi vendosi një mbishkrim me titullin: “Tani po djersitet”. Fotoja tregon një nga momentet më ikonike të fundit, me princin Andrew të ulur i rraskapitur në sediljen e pasme të një Range Rover pas daljes nga stacioni policor i Norfolk.

andrew louvree

Në Instagram, grupi ndau një video ku tregonte vendosjen e fotos, me mbishkrimin: “Thanë ‘Vareni atë në Luvër’. Dhe kjo bëmë.”  Fotoja u hoq 15 minuta më vonë nga stafi i Luvrit.

“Dëshiruam t’i tregojmë ish-princit Andrew si do të mbahet mend nga publiku, duke vendosur këtë foto ikonike të arrestimit të tij në Luvër”, tha grupi për Reuters, duke shtuar: “Shpresojmë që kjo të jetë vetëm fillimi. Drejtësi për të gjithë mbijetuesit e Epstein.”

andreww

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *