play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

A mund të bëhet vajza adoleshente e Kim Jong Un udhëheqësja e ardhshme e Koresë së Veriut?

today02/03/2026

Background

Ndërsa udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kërcënoi Seulin dhe premtoi zgjerimin e programit bërthamor të ndaluar gjatë kongresit të partisë, pyetja e madhe ishte nëse vajza e tij 13-vjeçare do të shpallej trashëgimtare.

Ky lajm nuk u konfirmua këtë javë, por ka hapur një debat mbi mundësinë që Kim Ju Ae të bëhet udhëheqësja e ardhshme e vendit me 25 milionë banorë, një diktaturë që gjithmonë ka qenë e drejtuar nga familja Kim.

Siç shkruan BBC, shërbimi sekret i Koresë së Jugut raportoi se beson që Kim e ka zgjedhur atë si trashëgimtare dhe se ajo është parë duke dhënë mendime për çështje politike.

Mediat e Koresë së Veriut kanë publikuar fotografi të Ju Ae-s duke qëlluar me snajper me të atin

Megjithëse ajo po shfaqet gjithnjë e më shumë në mediat shtetërore pranë të atit, shumë gjëra rreth saj mbeten mister. Emri dhe mosha e saj nuk janë publikuar kurrë zyrtarisht. Besohet se është 13 vjeç, bazuar në raportet e inteligjencës.

Ekzistenca e saj u bë publike për herë të parë kur ylli i basketbollit Dennis Rodman i përmendi gazetës The Guardian emrin e saj pas vizitës në Phenian në 2013.

Agjencia e inteligjencës së Seulit kishte thënë më parë se ajo ka një vëlla më të madh, por më vonë ata u distancuan nga ky vlerësim.

“Ishte një dështim i inteligjencës,” thotë Cheong Seong-chang, një vëzhgues i Koresë së Veriut dhe nënkryetar në Institutin Sejong, i cili ishte një nga mbështetësit e hershëm të teorisë se Ju Ae do të bëhet trashëgimtare.

Cheong dhe analistë të tjerë tani besojnë se Ju Ae është fëmija më i madh dhe ka një motër nëntëvjeçare. Ajo u shfaq për herë të parë në publik në një raport televiziv shtetëror në 2022, duke mbajtur dorën e babait të saj ndërsa inspektonte raketën më të fundit të Koresë së Veriut.

Analistët vërejnë se paraqitjet e saj në TV, ku vendoset në qendër të ekranit dhe përshkruhet si “fëmija i respektuar”, janë shenja të qarta se ajo po prezantohet si trashëgimtare. Ajo ka inspektuar trupa dhe armë pranë të atit, ndërsa gjeneralët më të lartë janë parë duke i pëshpëritur në vesh.

Pushteti i Kim Jong Un mbështetet në kontrollin e tij mbi ushtrinë, shpjegon studiuesi Cheong. Nëse Ju Ae do ta zëvendësonte të atin, do të duhej të shfaqej si një komandante ushtarake e besueshme.

Ju Ae është parë duke inspektuar raketa me të atin

Gjatë inspektimit të trupave me babain, Kim Ju Ae mban të njëjtin pallto të gjatë prej lëkure të zezë dhe syze të errëta që ai përdor.

Kur Kim Jong Un trashëgoi pushtetin, kjo ndodhi mjaft papritur. Ai u shfaq publikisht vetëm një vit para vdekjes së babait të tij.

Cheong beson se Kim po përpiqet të shmangë një tranzicion kaq të shpejtë duke prezantuar Ju Ae herët tek regjimi dhe publiku.

Megjithatë, disa ish-zyrtarë të Koresë së Veriut kanë dyshime se një grua mund të udhëheqë vendin, duke përmendur sistemin patriarkal dhe diskriminimin e grave në shoqëri.

Nga ana tjetër, studiues të tjerë theksojnë se roli i grave në Korenë e Veriut është rritur ndjeshëm që nga vitet ’90, me shumë gra që drejtojnë fabrika, zënë vende në parti dhe shfaqen në media si figura të fuqishme.

Debati mbetet i hapur: disa besojnë se Kim Jong Un po e prezanton vajzën e tij për të shmangur një tranzicion të papritur, ndërsa të tjerë mendojnë se është thjesht një mënyrë për të zbutur imazhin e tij dhe për të përgatitur terrenin për një trashëgimi tjetër familjare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *