play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

LifeStyle

A ekziston vërtet varësia nga dashuria?!

today03/12/2025

Background
share close

Ekspertët paralajmërojnë se varësia nga dashuria po shfaqet gjithnjë e më shumë si një fenomen serioz psikologjik, një lloj varësie ku njerëzit ndjekin me çdo kusht romancën, vëmendjen dhe miratimin emocional, edhe kur kjo u shkakton dhimbje vetes ose të tjerëve.

Një studim i vitit 2023 madje e vendos këtë varësi në të njëjtën kategori me varësitë nga droga, ushqimi apo lojërat, për shkak të mënyrës se si truri “kërkon” ndjesinë e dashurisë së re.

Shenjat e saj shpesh fshihen pas emocioneve që duken të zakonshme: një boshllëk i thellë kur janë vetëm, nevoja për t’u kthyer pas ish-partnerëve edhe kur kapitulli ka mbaruar, apo përfshirja me njerëz të papërshtatshëm vetëm për të provuar edhe një herë ndjesinë e fuqishme të dashurisë së parë.

Ndërkohë, kultura popullore, filmat, muzika, rrjetet sociale i romantizon këto sjellje, duke i bërë individët të mos e kuptojnë fare se janë të varur.

Sipas specialistëve, rruga drejt shërimit kalon përmes terapisë profesionale dhe grupeve të mbështetjes, ku njerëzit fillojnë të njohin modelet e tyre emocionale, të ndërtojnë vetëvlerësim më të fortë dhe të krijojnë marrëdhënie që mbështeten në ndjeshmëri e jo në obsesion.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *