play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

today05/11/2026

Background
share close

Incidentet me bombolat e gazit në mjediset familjare apo bizneseve janë tashmë raste të përsëritura. Ashtu sikurse rezulton nga hetimet paraprake për ngjarjen në Elbasan, edhe Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial konfirmon se shkaku kryesor i incidenteve të tilla vjen nga rrjedhja e gazit.

“Dëgjojmë shpesh dhe është bërë zhargon, shpërthen bombola. Por zjarri ose shpërthimi provokohet kur në një ambient të mbyllur ka rrjedhje gazi dhe në kushte të caktuara të ajrimit, krijon kushte shpërthimi në rast të një shkëndije, e cila mund të vijë qoftë edhe nga një çelës dritash”, tha inspektori i ISHTIT, Hadër Mulla.

“Mos përdorni bombola të pacertifikuara. Një bombël e pacertifikuar nuk jep garanci. Mos lejoni dhe mos i merrni vetë përsipër të bëni instalimet e gazit në shtëpi. Tekniku duhet të jetë i certifikuar. Nuk mundet qoftë edhe një hidraulik të bëjë instalim gazi. Tubi plastik i gazit është me afat skandence duhet ndërruar. Në rast të ndërrimit të bombolës do kujdes edhe pickimi i gominës”, tha Mulla.

Por si mund të dallohet një bombël e çertifikuar?

“Një bombël e certifikuar ka të skalitur sipër shkruan afatin e skandencës së certifikimit. Por kryesisht gjithë problemet kanë ardhur nga rrjedhjet, nga statistikat që ne kemi”, tha Mulla.

Hadër Mulla, inspektor pranë ISHTI-t thekson se mungesa e informimit nga qytetarët bëhet shpesh shkak i incidenteve. Por çfarë duhet bërë nëse në ambient ndihet aroma e rrjedhjes së gazit?

“Duhet të mbyll ventilin. Nuk do provokojnë asnjë burim zjarri, ajrimi është mjeti më i mirë. Bombolat i këshillojmë të gjithë në ambiente të hapura”, tha Mulla.

Eksperti apelon gjithashtu qytetarët të mos përdorin bombolat e vogla të kampingut, të cilat janë të rrezikshme për ambientet e mbyllura.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *