play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Papa Leo XIV takon legjendën e muzikës Bob Dylan në Vatikan, dhuratat e veçanta që shkëmbyen

today05/11/2026

Background
share close

Papa Leo XIV ka pritur këngëtarin dhe kompozitorin legjendar Bob Dylan në rezidencën e tij zyrtare, Pallatin Apostolik, të mërkurën, gjatë qëndrimit të artistit në Romë në kuadër të turneut të tij në Itali.

Takimi mes dy figurave, të cilat kanë lindur në rajonin Midwest të Shteteve të Bashkuara, ishte i shkurtër, bëri të ditur Vatican News.

Dylan, 85 vjeç, u shfaq i veshur pothuajse tërësisht me të zeza, me kapuçin e ngritur, doreza dhe çadër, në kontrast me veshjen e bardhë karakteristike të Papës, i cili ka lindur në Çikago.

Gjatë takimit, Papa Leo XIV i dhuroi artistit një rruzare, ndërsa Dylan i dhuroi kreut të Kishës Katolike një kopje të autobiografisë së tij, “Kronikat: Vëllimi i Parë”.
Vizita u zhvillua një ditë përpara koncertit të planifikuar të Dylan në Palazzo dello Sport në Romë, si pjesë e turneut të tij muzikor “Rough and Rowdy Ways”.

Interesant është fakti se Papa Leo XIV e ka përmendur më herët muzikën e Dylanit në një kontekst të lidhur me paqen dhe çarmatimin. Në parathënien e librit “Çarmatosje dhe Çarmatim: Paqja është një Dhuratë”, ai ka cituar vargje nga kënga e papublikuar e artistit kundër armëve bërthamore, “Go Away You Bomb”.

Kënga ishte shkruar në vitin 1963, gjatë Luftës së Ftohtë, por nuk u regjistrua asnjëherë. Teksti i saj, i daktilografuar, u bë publik vetëm në vitin 2013, kur u zbulua dhe u nxor në ankand.

Ky nuk është takimi i parë i Bob Dylan me një Papë. Në vitin 1997, këngëtari ishte ftuar të performonte përpara Papa Gjon Palit II dhe rreth 300 mijë të rinjve, gjatë Kongresit të 23-të Kombëtar Eukaristik në Bolonjë të Italisë.

Në atë aktivitet, Dylan interpretoi katër këngë, mes tyre edhe hitin e famshëm “Knockin’ on Heaven’s Door”. Ai gjithashtu u ngjit në skenë për të përshëndetur Papën dhe për të shkëmbyer disa fjalë me të.

Gjatë predikimit të tij drejtuar të pranishmëve, Papa Gjon Pali II citoi gjithashtu një prej këngëve më të njohura të artistit, “Blowin’ in the Wind”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *