Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Në Spanjë, qeveria e kryeministrit Pedro Sánchez pësoi një goditje të rëndë në Parlament, pasi deputetët rrëzuan dy dekretet e emergjencës për strehimin. Dekreti i parë u kundërshtua me 178 vota kundër dhe 172 pro, ndërsa i dyti me 184 kundër dhe 166 pro.
Votimi nxori në pah brishtësinë e shumicës parlamentare që mbështet qeverinë socialiste. Partia katalanase Junts kishte njoftuar më herët se do të votonte kundër, duke kontribuar në rrëzimin e nismave të ekzekutivit.
Sánchez mbrojti në Parlament masat e qeverisë, duke kërkuar nga deputetët të vendosnin në qendër familjet që përballen me rritjen e qirave. Ndërkohë, Partia Popullore, forca kryesore e opozitës, argumentoi se problemi i strehimit nuk zgjidhet vetëm përmes dekreteve, por përmes ndërtimit të banesave të reja.
Ndërkohë, protestat për krizën e strehimit vazhdojnë. Mijëra persona janë mbledhur në Puerta del Sol në Madrid, ndërsa për 3 tetor janë paralajmëruar protesta në Madrid dhe në 22 qytete të tjera të Spanjës. Ministrja e Strehimit, Isabel Rodríguez García, ka akuzuar të djathtën për mbrojtjen e interesave të spekulantëve dhe ka kërkuar masa më të forta kundër rritjes së kostove të banesave.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)