Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Përfaqësuesja e Kosovës luan sot ndeshjen e tretë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, me synimin për t’u rikthyer te fitorja pas humbjes ndaj Austrisë.
Misioni nuk do të jetë aspak i lehtë për “Dardanët”, të cilët përballen me Izraelin në orën 20:45 në një sfidë që zhvillohet në Debrecen të Hungarisë.
Me tre pikë të grumbulluara, Kosova aktualisht renditet në vendin e dytë në Grupin B3, pas Austrisë, ndërsa sfida ndaj Izraelit shihet si një mundësi për të marrë sërish fitoren e radhës.
Para takimit, përzgjedhësi Franco Foda ka bërë edhe zgjedhjet e fundit për listën e lojtarëve të gatshëm. Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu nuk do të jenë pjesë e listës zyrtare prej 23 futbollistësh për këtë përballje.
Në krahun tjetër, Foda e ka cilësuar Izraelin si një kundërshtar të vështirë, pavarësisht rezultateve të tij në dy sfidat e para.
Trajneri gjerman ka paralajmëruar se Kosova duhet të jetë e kujdesshme ndaj cilësive individuale të futbollistëve izraelitë, të cilët sipas tij janë teknikë dhe të shpejtë.
“Dardanët” synojnë të tregojnë një tjetër fytyrë në Hungari dhe të rikthehen te fitorja, në një ndeshje që mund të ketë rëndësi të madhe për pozicionimin e tyre në grup.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)