Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Përplasjet brenda futbollit europian dhe atij botëror po marrin një tjetër dimension, teksa Federata Greke e Futbollit ka bërë të qartë qëndrimin e saj kundër një tjetër kandidature të Gianni Infantinos për drejtimin e FIFA-s.
Presidenti i Federatës Greke të Futbollit Makis Gagatsis, pranoi se institucioni që ai drejton nuk e mbështet kandidaturën e Infantinos, duke iu referuar edhe zhvillimeve të fundit rreth të drejtave komerciale të Kupës së Botës.
“Federata Greke e Futbollit ka mbajtur një qëndrim të qartë kundër një kandidature të Gianni Infantinos. Pamë gjëra të ndodhnin në Kupën e Botës që nuk janë të pranueshme për opinionin publik të futbollit. Më pas erdhi një program për të shitur të drejtat e Kupës së Botës dhe ne jemi qartësisht kundër tij, ndaj tërhoqëm mbështetjen tonë për presidentin e FIFA-s”, tha presidenti i federatës greke të futbollit, Makis Gagatsis.
Për ish-futbollistin e kombëtares gjermane, Oliver Bierhoff, UEFA ka bërë një qëndrim të qartë dhe se do t’i kushtojë më shumë vëmendje të ardhmes së futbollit.
“Duhet të kujdesemi për futbollin dhe duhet të kujdesemi që loja të mbetet pak, megjithëse është tashmë komerciale, por është pronë e të gjithë botës së futbollit dhe duhet t’i kushtojmë vëmendje”, tha ish-futbollisti, Oliver Bierhoff.
Propozimi shkaktoi kundërshtime nga disa konfederata, mes tyre UEFA, Konfederata Aziatike e Futbollit dhe ajo e Amerikës së Veriut.
Infantino kërkon një tjetër mandat në zgjedhjet e marsit, teksa ka depozituar kandidaturën.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)