Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Një zjarr, që dyshohet se ka qenë aksidental, ka djegur pjesërisht gjatë natës një kamp të ngritur nga autoritetet për strehimin e migrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut.
Sipas policisë spanjolle, nga incidenti nuk ka pasur persona të lënduar, pasi zona dhe hangarët pranë saj janë evakuuar me shpejtësi.
Kampi është një nga hapësirat e ngritura nga autoritetet për të strehuar mijëra migrantë që ndodhen ende në Ceuta, territor i vogël spanjoll me një sipërfaqe prej rreth 18,5 kilometrash katrorë dhe rreth 80 mijë banorë. Migrantët qëndrojnë aty në pritje të identifikimit dhe shqyrtimit të situatës së tyre, për të përcaktuar nëse kanë të drejtë të kërkojnë azil apo nëse duhet të kthehen në Marok.
Që prej asaj kohe janë raportuar episode dhune dhe protesta të shpeshta nga banorët e Ceutës, të cilët kërkojnë rikthimin e rendit dhe normalitetit në territor. Përveç zjarrit në kampin e migrantëve, gjatë së njëjtës natë janë raportuar edhe disa incidente të tjera, përfshirë djegien e automjeteve.
Policia spanjolle bëri të ditur se disa automjete u shkatërruan plotësisht nga flakët. Në lidhje me njërin prej rasteve është arrestuar një person me banim nga Ceuta. Ndërkohë, edhe gjatë netëve të mëparshme janë regjistruar zjarre në pika të ndryshme të territorit, disa prej tyre pranë zonave ku janë vendosur kampet e migrantëve.
Megjithatë, sipas policisë, edhe këto raste të tjera konsiderohen deri tani si incidente të mundshme aksidentale. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarreve.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)