play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

today11/09/2026

Background
share close

Një zjarr, që dyshohet se ka qenë aksidental, ka djegur pjesërisht gjatë natës një kamp të ngritur nga autoritetet për strehimin e migrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut.

Sipas policisë spanjolle, nga incidenti nuk ka pasur persona të lënduar, pasi zona dhe hangarët pranë saj janë evakuuar me shpejtësi.

Kampi është një nga hapësirat e ngritura nga autoritetet për të strehuar mijëra migrantë që ndodhen ende në Ceuta, territor i vogël spanjoll me një sipërfaqe prej rreth 18,5 kilometrash katrorë dhe rreth 80 mijë banorë. Migrantët qëndrojnë aty në pritje të identifikimit dhe shqyrtimit të situatës së tyre, për të përcaktuar nëse kanë të drejtë të kërkojnë azil apo nëse duhet të kthehen në Marok.

Që prej asaj kohe janë raportuar episode dhune dhe protesta të shpeshta nga banorët e Ceutës, të cilët kërkojnë rikthimin e rendit dhe normalitetit në territor. Përveç zjarrit në kampin e migrantëve, gjatë së njëjtës natë janë raportuar edhe disa incidente të tjera, përfshirë djegien e automjeteve.

Policia spanjolle bëri të ditur se disa automjete u shkatërruan plotësisht nga flakët. Në lidhje me njërin prej rasteve është arrestuar një person me banim nga Ceuta. Ndërkohë, edhe gjatë netëve të mëparshme janë regjistruar zjarre në pika të ndryshme të territorit, disa prej tyre pranë zonave ku janë vendosur kampet e migrantëve.

Megjithatë, sipas policisë, edhe këto raste të tjera konsiderohen deri tani si incidente të mundshme aksidentale. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarreve.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *