play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Nuk mund të nënvlerësoni rregullat e reja

today11/09/2026

Background
share close

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një takim me arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe me synimin për të përcjellë mesazhe të rëndësishme mbi përgjegjësinë, standardet dhe profesionalizmin në arbitrim.

Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Departamentit të Arbitrimit në FSHF, Bernardino Gonzalez Vazquez, si dhe kryetari i Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir Kastrati.

“Unë nuk marr përsipër të bëj leksione teknike se si arbitrohet, por të paktën një gjë e di dhe duhet ta dinë dhe të bindemi të gjithë, ai që komandon lojën është arbitri në fushë. Përgjegjësinë për çdo gabim që ndodh e ka arbitri në fushë. Të gjithë të tjerët janë aksesorë për ta ndihmuar arbitrin kryesor.

Presidenti Duka u ndal gjithashtu te rëndësia e njohjes dhe zbatimit korrekt të rregullave të reja, si edhe te nevoja që e gjithë trupa e arbitrimit të funksionojë si një skuadër, në bashkëpunim me strukturat drejtuese të arbitrimit.

“Duke qenë në këtë fillim kampionati, doja t’ju rikujtoja rregullat e reja që janë futur. Nuk mund t’i nënvlerësoni ata. Një rregull i parespektuar, është më i keq se sa një rregull i pa vënë. Është shumë e rëndësishme që të respektohen dhe të mësohen nga të gjithë.

Sukseset e Benardinos varen gjithmonë nga dëshira dhe mbështetja. Në radhë të parë e Komitetit të Arbitrimit, në radhë të dytë nga juve arbitrat, e gjithë trupa e arbitrimit në futbollin shqiptar. Në fund të fundit edhe kjo është një skuadër, njësoj si skuadrat e futbollit, nëse nuk funksionon si një skuadër, suksesi është shumë i vështirë për t’u arritur, pothuajse i pamundur”, u shpreh Duka.

Në vijim, ai theksoi se standardet dhe përgjegjësia duhet të jenë të njëjta në çdo kategori, ndërsa paralajmëroi se shkeljet disiplinore do të trajtohen në përputhje me rregulloret përkatëse.

“Dënime publike nuk do të ketë për arsye teknike, përveç atyre disiplinore siç e parashikon rregullorja, por ama pezullime afatgjatë apo përgjithmonë padyshim do të ketë, sepse ai që e bën nuk ka pse ta vuajnë të gjithë.

Uroj që të kemi një edicion sa më të mbarë. Një edicion me lojëra të bukura, me spektakël, me sa më pak apo hiç gabime”, tha ndër të tjera në fjalën e tij presidenti i FSHF.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *