play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Vinicius drejt rinovimit me Realin

today06/08/2026

Background
share close

Real Madrid po bën gjithçka për të mbajtur një nga yjet më të mëdhenj të skuadrës.

Vinicius Jr është shumë pranë rinovimit të kontratës me klubin madrilen, pas javësh negociatash që kishin mbetur në një pikë të vështirë.

Klubi anglez ishte gati të ndërhynte nëse palët nuk do të gjenin një marrëveshje, por situata ka ndryshuar pas ofertës së re të paraqitur nga Real Madrid.

26 vjeçari duket se ka vlerësuar kushtet e reja ekonomike të propozuara nga klubi spanjoll, ndërsa drejtuesit e Realit presin tashmë përgjigjen përfundimtare të lojtarit.

Një rol të rëndësishëm në këtë proces ka pasur edhe José Mourinho, trajneri që pritet të rikthehet në drejtimin e skuadrës.

Portugezi ka pasur kontakte të shpeshta me Vinicius dhe e konsideron brazilianin një element kyç të projektit të tij për të ardhmen.

Real Madrid ka bërë një hap tjetër përpara në aspektin financiar, duke iu afruar kërkesave të lojtarit, por pa prishur strukturën e pagave që klubi ka ndjekur prej vitesh nën drejtimin e presidentit Florentino Pérez.

Vinicius kërkon të vlerësohet si një nga liderët kryesorë të skuadrës.

Me fanellën e Real Madridit ai ka zhvilluar 375 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar 128 gola, duke u kthyer në një nga figurat simbol të klubit.

Vetë lojtari e ka cilësuar Real Madridin “klubin e ëndrrave” dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Santiago Bernabéu për shumë vite.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *