Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Plani i Giani Infantinos për të shitur një pjesë të të drejta të Kupës së Botës tronditi të gjithë opinionin sportiv gjatë këtyre dy javëve të fundit.
Edhe vetë institucioni i FIFA-s kishte qendrime të çuditshme, duke u shoqëruar me dorëheqje siç ishte rasti i këshilltarit të afërt të Infantinos, Karlos Kordeiro, apo me heshtje nga ana e Arsene Wenger, ish-trajnerit legjendar të Arsenalit i cili aktualisht është shefi i zhvillimit global të futbollit në FIFA.
Së fundmi, francezi ka zbuluar se mësoi për propozimin e dështuar të Infantinos nëpërmjet medias dhe tha se tërheqja e organit drejtues prej tij ishte absolutisht e nevojshme dhe e padiskutueshme.
“Ngjarjet e fundit në FIFA meritojnë sqarime nga ana ime. Unë nuk isha i përfshirë në këtë plan strategjik dhe u njoftova për herë të parë për projektin nëpërmjet raportimeve të medias. Vendimi për tërheqjen e projektit ishte absolutisht i nevojshëm dhe i padiskutueshëm, sepse unë besoj fuqimisht në një FIFA të pavarur që i shërben lojës sonë me përkushtim, transparencë dhe integritet”, tha Wenger.
Megjithatë edhe pse Wenger ka dalë kundër Infantinos, reagimi i tij thuhet se ka qenë i vonuar dhe një pjesë e mirë e tifozëve nuk e besojnë se ai vetë nuk ka qenë në dijeni për atë projekt të madh.
UEFA i ka bërë thirrje Infantinos të largohet dhe nëse diçka e tillë ndodh, do të rishikohet edhe një pjesë e mirë e strukturës së FIFA-s.
Nga ana tjetër, zyra për shtyp e FIFA-s ka përgënjeshtruar lajmin që The Times ka publikuar ku thuhej se Giani Infantino ka telefonuar presidentin e SHBA-së Donald Trump për t’i kërkuar ndihmë që të rifitojë mbështetjen dhe të kandidojë sërish.
Nëpërmjet një komenti në rrjetin social “X”, zyra për shtyp thotë se nuk ka pasur asnjë telefonatë nga Infantino drejt Trump dhe se ky lajm është një trillim i pastër.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)