Roberto Mancini do të rikthehet në stolin e Italisë. Trajneri ka dhënë miratimin e tij, për të marrë drejtimin e “axurrëve”, pas kaosit të ditëve të fundit.
Presidenti i Federatës Italiane, Giovanni Malago, deklaroi se i zgjedhuri për drejtimin është Mancini dhe pritet vetëm firma në kontratë.
Pas kësaj, dhanë dorëheqjen Paolo Maldini si drejtor teknik dhe Leonardo si këshilltar, për shkak të ndërhyrjeve nga presidenti.
Mancini ishte arkitekti i triumfit të Italisë në Euro 2020, ku mposhti Anglinë me penallti në ndeshjen finale. Pas largimit nga Italia, ai drejtoi përfaqësuesen e Arabisë Saudite si dhe klubin Al-Sadd.
Muajin e kaluar, tekniku u largua nga skuadra e Katarit, duke u bërë kështu një opsion i lirë në treg.
Post comments (0)