Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Pas dështimit për të emëruar Andrea Pirlon, Federata Italiane është rikthyer në kërkim të një trajneri të ri për kombëtaren.
Situata është bërë më e ndërlikuar edhe për shkak të së ardhmes së Paolo Maldinit dhe Leonardos, të cilët kishin mbështetur kandidaturën e Pirlos. Të dy mund të largohen, vetëm pak javë pas emërimit.
Ndërkohë, Antonio Conte vazhdon të jetë një alternativë e rëndësishme dhe gëzon mbështetjen e disa presidentëve të klubeve të Serisë A, edhe pse më herët kishte deklaruar se nuk ishte kontaktuar. Në listën e emrave përmenden edhe Stefano Pioli dhe Raffaele Palladino.
Një tjetër alternativë është edhe Silvio Baldini, i cili drejtoi Italinë në miqësoret ndaj Luksemburgut dhe Greqisë, ndërsa pritet të jetë edhe trajner i Italisë U-21.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)