Armando Broja nuk po gjen qetësi. Në mesin e merkatos, ku emri i tij lidhet me disa klube, kryesisht nga Italia, sulmuesi ka pësuar një dëmtim.

Broja mungoi në miqësoren e fundit ndaj Ajax, duke ngritur dyshime për vendimin e trajnerit të Burnleyt. Megjithatë, ishte vetë tekniku Nicky Hayen, i cili zbuloi se lojtari vuan nga një dëmtim.

“Broja ka një lëndim të lehtë, ndaj do të mungojë për disa javë”, deklaroi shkurt tekniku belg.

Nga Italia së fundmi është raportuar për një interesim nga Lazio, që synon ta afrojë në huazim.