Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Çdo ekip i Kategorisë Superiore do të jetë i detyruar të aktivizojë të paktën një futbollist të lindur prej vitit 2007, me pasaportë shqiptare, gjatë sezonit të ri që pritet të nisë më 22 gusht.
Ky vendim është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së dhe synon të kontribuojë në zhvillimin e talenteve të reja, duke krijuar një bazë më të fortë për të ardhmen e ekipeve kombëtare.
Ai mund të zëvendësohet vetëm nga një futbollist tjetër i së njëjtës grupmoshë. I njëjti rregull do të aplikohet edhe në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.
Ndërkohë, në Kategorinë e Parë, të Dytë dhe të Tretë, klubet do të kenë detyrimin të aktivizojnë nga minuta e parë të paktën një futbollist të lindur në vitin 2007, i cili duhet të qëndrojë në fushë gjatë gjithë kohëzgjatjes së ndeshjes.
Kjo masë synon të rrisë hapësirat për lojtarët e rinj shqiptarë dhe të përshpejtojë integrimin e tyre në nivelet më të larta të futbollit vendas.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)