Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today22/07/2026
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektvendimin për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë në përbërje të brigadës shumëkombëshe në Rumani.
Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili theksoi se ky hap përbën një angazhim shtesë të qeverisë shqiptare në kuadër të sigurisë kolektive të NATO-s.
Sipas ministrit, prania e trupave shqiptare do të shërbejë për forcimin e sigurisë në territorin rumun dhe vjen në vazhdën e pjesëmarrjes së vazhdueshme të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare të Aleancës.
“Sot në Këshillin e Ministrave u miratua projektvendimi për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura te brigada shumëkombëshe që ndodhet në Rumani.
Ky projektvendim është një angazhim shtesë i qeverisë shqiptare në misionet kombëtare. Jam i bindur që ky mision shtesë është në vazhdën e gjithë misioneve të tjera që ne kemi. Angazhimi i trupave tanë do të jetë i tillë që do të forcojë sigurinë në territorin e Rumanisë, është gjithnjë në kuadër të sigurisë kolektive të Aleancës”, tha Nufi.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)