Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kombëtarja e Spanjës ka siguruar të gjitha çmimet kryesore individuale të ndara nga FIFA pas përfundimit të Kampionatit Botëror.
Mbrojtësi Pau Cubarsi u shpall lojtari i ri më i mirë i këtij edicioni për performancën e treguar gjatë ndeshjeve.
Çmimi i “Dorezës së Artë” i takoi portierit Unai Simon, i cili e mbylli turneun duke pësuar vetëm një gol në total.

Vlerësimi më i rëndësishëm individual, “Topi i Artë” i Botërorit për lojtarin më të mirë të aktivitetit, iu dorëzua mesfushorit Rodri.
Këto vlerësime zyrtare pasuan menjëherë pas triumfit të skuadrës iberike në ndeshjen finale ndaj Argjentinës.
Ky sukses konfirmon dominimin e plotë të përfaqësueses europiane si në aspektin kolektiv, ashtu edhe në atë të performancave individuale të lojtarëve të saj.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)