Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today15/07/2026
Maturantët kanë mbyllur provimet dhe tashmë shumë prej tyre presin të aplikojnë për në universitet. Portali U-Albania është hapur dhe ata mund të verifikojnë të dhënat personale. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar i këshillon të shfrytëzojnë kohën dhe të informohen për degët e pëlqyera.
“Do t’i këshilloj maturantët që të futen në portal dhe të ballafaqojnë të dhënat në dokumente me ato në portal dhe, nëse kanë pasaktësi, ata duhet të drejtohen ose gjimnazit, ose QSHA-së për të bërë korrigjimet përkatëse para fillimit të procesit, se më pas është e pamundur.
Ta shfrytëzojnë këtë kohë edhe për të marrë informacionet e duhura, për të parë kriteret e pranimit, për mënyrën e ecurisë së këtij programi në raundin e parë të vitit të kaluar, të krijojnë ide, të përllogarisin pikët”, tha drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar.
Më pas, duke nisur nga 27 korriku dhe për gjashtë ditë me radhë, mund të plotësojnë formularin A2. Kandidatët për studentë mund të rendisin dhjetë degët e pëlqyera, ndërsa në portal janë aktualizuar kriteret e pranimit për çdo fakultet.
“Nëse maturantët kërkojnë vetëm 2-3 degë, do t’i këshilloja ta plotësojnë formularin e plotë, se mund të ndodhë që në ato degë konkurrenca e maturantëve është e lartë dhe kuotat kanë një numër të caktuar, dhe nëse ato nuk i fitojnë, këto degë mund të aplikojnë për një tjetër. Kur e mbyllin me 2-3, iu hiqet kjo e drejtë dhe mbetet për raundin e dytë.
Mesatarja hyrëse është 6.5 për programet bachelor, për profesionalet mjafton të kesh mbaruar maturën shtetërore, për mësuesinë 7.5 vetëm për ata që në ciklin e dytë dëshirojnë mësuesi.
Por edhe portali i ka në sistem mesataret dhe, nëse nuk e ka këtë mesatare, nuk të shfaqet ajo degë”, shtoi Arjan Xhelaj.
Rreth 29 mijë të rinj pritet të aplikojnë për të nisur studimet e larta vitin e ardhshëm akademik. Rreth tre mijë prej tyre janë maturantë të viteve të shkuara, të cilët riaplikojnë pasi nuk kanë nisur universitetin më parë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)