Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Sonte në Boston luhet një nga ndeshjet më interesante të Grupit L të Botërorit 2026: Angli–Gana, një duel mes dy skuadrave që vijnë me moral të lartë pas debutimit të tyre.
Anglia e Thomas Tuchel vjen pas një fitoreje spektakolare 4–2 ndaj Kroacisë, një ndeshje ku “Tre Luanët” treguan gjithë forcën e tyre sulmuese. Harry Kane, Jude Bellingham dhe Marcus Rashford ishin vendimtarë, duke konfirmuar një repart ofensiv në formë të shkëlqyer dhe një skuadër që krijon vazhdimisht raste.
Në krahun tjetër, Gana vjen pas një fitoreje të vështirë 1–0 ndaj Panamasë, e vendosur në minutat e fundit. Një sukses që tregon karakter, disiplinë dhe aftësi për të qëndruar e fortë në momentet vendimtare. Megjithatë, përpara Botërorit, afrikanët kishin një ecuri të paqëndrueshme, me humbje ndaj Austrisë dhe Gjermanisë dhe me vështirësi në finalizim.
Përballja pritet të jetë një duel stilesh, Anglia me ritëm të lartë, teknikë dhe presion ofensive, ndërsa Gana më e kujdesshme, e mbyllur dhe e rrezikshme në tranzicion. Detajet mund të bëjnë diferencën në një ndeshje që premton intensitet dhe emocione deri në fund.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)