Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Stadiumi legjendar Azteca në Meksiko Siti do të jetë për herë të tretë në historinë e tij skena e ceremonisë hapëse të Kupës së Botës.
Festa u parapri nga një shfaqe dronësh që ndërtuan mbi stadiumin që është unik për historinë që ka. Momenti kulmor i spektaklit para ndeshjes do t’i besohet superyllit kolumbian Shakira dhe artistit Burna Boy, të cilët do të interpretojnë “Dai Dai”, këngën zyrtare të Botërorit 2026.
Shfaqja artistike para ndeshjes do të zgjasë rreth 30 minuta. Përveç Shakirës dhe Burna Boy, në skenë do të performojnë edhe Alejandro Fernandez, Lila Doëns, Belinda, Danny Ocean, J Balvin, Tyla, si dhe grupet Mana dhe Los Angeles Azules.
Sipas FIFA-s tifozët e pranishëm në stadium do të jenë pjesë aktive e spektaklit. Frymëzimi vjen nga arti tradicional i dekorimit me letër të prerë, një simbol i trashëgimisë, mjeshtërisë artizanale dhe festës popullore meksikane.
Shfaqja hapëse në Meksikë do të jetë e para nga 3 ceremonitë e planifikuara në vendet organizatore. Aktivitetet do të vijojnë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, të lidhura nga një koncept i përbashkët artistik që pasqyron kulturën e secilit vend mikpritës.
Gjithçka që flet për Botërorin pa harruar të 104 ndeshjet do të përcillen pa pagesë, ekskluzivisht në transmetimin tokësor në kanalet TV Klan dhe Klan Plus.
Ndeshjet e botërorit do të mund të ndiqen edhe në platformat Pay Tv të kompanive DigitAlb dhe Tring, në kanalet Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2, pa pagesë shtesë, për të gjithë klientët që kanë një abonim aktiv të këtyre platformave.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)