Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Superliga ka hyrë në sprintin final të sezonit. Këtë të dielë do të luhen dy ndeshjet e fundit, ku do të përcaktohet skuadra kampione dhe pozicionimini i dy ekipeve të tjera të raundit final-four, me Dinamon e stampuar në të katërtin.
Egnatia niset më e favorizuar në këtë pikë, pavarësisht se renditja i shikon të barabartë me Elbasanin.
Fakti që ka fituar 2 titujt kampionë pikërisht me formulën Final 4 ka bërë që të fitojë eksperiencën për të menaxhuar situatat, për të qenë e përqendruar në maksimum në ndeshjet që kanë vlerë dhe për të goditur kundërshtarin atëherë kur duhet.
Diçka që konfirmohet lehtësisht nga dy ndeshjet e luajtura në këtë sezon pikërisht kundër Elbasanit dhe Vllaznisë.
Rrogozhinasit kanë treguar maturi dhe pjekuri pikërisht në dy përballjet me skuadrat që konsideroheshin si favoritet absolute për titullin kampion duke përmbysur të gjitha parashikimet kur ka mbetur edhe 90 minuta nga fundi.
Në ekip ka një grup lojtarësh që kanë vite që luajnë me njëri-tjetrin duke pasur një bërthamë dhe një bosht që i udheheq në momentet më delikate.
Interesante edhe 90 minutëshi mes Elbasanit dhe Vllaznisë, e konsideruar finalja e madhe para fillimit të final-four.
Momentalisht renditja i rreshton verdheblutë në kuotën e 34 pikëve e shkodranët me 3 pikë më pak, por një mrekulli e Dinamos ndaj Egnatias dhe një fitore e njërës prej tyre do t’i kurorëzonte kampion të sezonit 2025-2026.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)